Pjekuri, gola dhe performanca bindëse, ja si “u rikthye” Vlahoviç tek Juventusin
Bayerni i Mynihut fitoi sfidën e radhës në këtë sezon teksa mposhti Paris Saint Germainin me rezultatin 2-1 duke iu bashkuar Arsenalit në krye të renditjes së Ligës së Kampioneve me 12 pikë të plota.
Por kjo ndeshje pati edhe një moment jo të këndshëm, kur Luis Diaz me një ndërhyrje horror dëmtoi mbrojtësin Achraf Hakimi me kolumbianin që u ndëshkua me karton të kuq direkt. Për dëmtimin e Hakimit ka reaguar edhe trajneri i Bayernit të Mynihut, Vincent Kompany i cili i uroi shërim të shpejtë mbrojtësit të kampionëve të Evropës.
‘Shpresoj që të shërohet sa më shpejt, është diçka e tmerrshme, ne vetë e vuajtëm këtë vitin e kaluar me Musialën-tha trajneri belg pas përfundimit të ndeshjes-nuk besoj se Diaz e dëmtoi qëllimisht, më vjen keq për Hakimin, por ishte një ndeshje shumë intensive dhe ka momente të fatit të keq ku mund të ndodhin edhe gjëra të tilla’.
Bayerni thelloi akoma më shumë rekordin e tij me 16 fitore në 16 ndeshje dhe Vincent Kompany nuk e fshehu kënaqësinë për këtë arritje, por theksoi se skuadra e tij duhet të vazhdojë punën.
‘Tani për tani nuk kemi fituar asgjë, nuk është përcaktuar ende skuadra fituese e Ligës së Kampioneve, duhet të vazhdojmë punën më të njëjtën forcë për të vijuar në këtë seri fitoresh-tha Vincent Kompany
Top Channel