Me golin e shënuar në pjesën e parë ndaj Borussia Dortmund, Erling Haaland shkoi në 54 gola të shënuar në 52 ndeshje të Ligës së Kampioneve duke rishkruar librin e rekordeve. Në moshën 25 vjecare, sulmuesi norvegjez i Manchester City hyn në dhjetëshen e shënuesve më të mirë në historinë e kompeticionit.

I lindur në Leeds, Erling Haaland hyri në skenën e futbollit me Salzburgun në 2019 duke u bërë i pari futbollist deri në këtë moment që shënon një tregolësh në debutimin e tij në Ligën e Kampioneve, në fitoren 6-2 ndaj Genk. Për më tepër ai shënoi në 5 ndeshjet e para të Champions me një rekord prej 8 golash në total duke u bërë futbollisti I katërt në të gjithë historinë që e realizon dicka të tuillë pas Alessandro Del Pieros, Diego Costa se Sébastien Haller.

Erling Haaland kaloi te Borussia Dortmund në 2019 pas fazës së grupeve në sezonin 2019/2020. Dy golat e parë me verdhezinjtë i dhanë mundësinë sulmuesit të arrijë në shifra dyshifrore pas 7 ndeshjesh. Që  nga ai moment, Haaland ka vendosur rekorde të ngjashme për të arritur në 15, 20 gola e pas transferimit të Manchester City në verën e 2022, në 25 gola, 30 gola e 35 gola në moshën 22 vjec e 272 ditë duke u bërë futbollisti më i ri që  arrin pikërisht në kuotën e 35 golave. Goli I shënuar në ndeshjen ndaj Leipzig në sezonin 2023/24 e bëri Haaland futbollistin më të ri  dhe që arrin më shpejt në kuotën e 40 golave, 23 vjec e 131 ditë e 35 ndeshje. Ndërsa me golin e shënuar në këtë sezon ndaj Napolit, Haaland arriti në 50 gola të shënuar në vetëm 49 ndeshje, një tjetër rekord.

Erling Haaland është përballur me 25 skuadra në Ligën e Kampioneve dhe ka shënuar kundër 19 prej tyre. Vetëm Ajax, Manchester City(kur ishte te Borussia Dortmund), Inter, Crvena Zvezda, Sporting Lisbonë dhe Juventusi i kanë rezistuar.

Erling Haaland në Ligën e Kampioneve ka shënuar 2 tregolësha dhe 9 dygolësha dhe është bërë i pari lojtar që shënon më shumë herë në 4 ndeshje radhazi në Champions League(kur ishte te Dortmund). Në ndeshjen e kthimit të 1/8 të finaleve në sezonin 2022/23 ndaj Leipzig, ai u bë i 3 lojtar që shënon 5 gola në një ndeshje të kompeticionit

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta