Norma e interesit mbetet e pandryshuar, Sejko: Inflacioni do të kthehet në objektiv në mesin e 2026, nuk përjashtohen rreziqet Duke filluar nga 1 janar 2026 qeveria parashikon të rris pagën minimale e maksimale.
Kështu konkretisht paga minimale rritet nga 40-50 mijë lekë ndërsa ajo maksimale nga 176.416 mijë lekë në 186.416 mijë lekë. Por çfarë do të ndodhë me sektorin privat në këtë rast. Qeveria parashikon të mbuloj kostot për 9 muaj për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.
“Një lëvizje e tillë e qeverisë nënkupton të ardhura më shumë rreth 130 mln euro për buxhetin e sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Ndërsa kjo politikë do të nxis edhe privatin të rris pagat duke derdhur kështu më shumë para në këtë buxhet nëpërmjet sigurimeve”-shprehet Selami Xhepa, ekspert ekonomie.
Për herë të parë parashikohet edhe indeksimi i pagave në administratë me një nivel 2.5%. Kjo do të pagat në të gjitha nivelet e administratës duke filluar nga punonjësit e institucioneve qendrore dhe pushtetit vendor.
“Hera e parë që parashikohet por duhej bërë si praktikë çdo vit dhe të jetë konstante si për shtetin dhe privatin”-shton Xhepa.
Referuar relacionit të projektbuxhetit dhe sipas të dhënave të administratës tatimore, efekti pozitiv në të ardhura nga kjo rritje pritet të arrijë në rreth 9 miliardë lekë, ku 7.6 miliardë lekë do të jenë nga kontributet e sigurimeve shoqërore, ndërsa pjesa tjetër prej 1.4 miliardë lekë nga kontributet e sigurimeve shëndetësore.
Top Channel