Vrau kushëririn e tij fshatin Gjorm, Gjykata e Vlorës dënon me burg Bertil Alliaj: Nuk jam në gjendje të flas
05/11/2025 12:48
U paraqit këtë të mërkurë në gjykatën e Vlorës Bertil Alliaj, i cili akuzohet për vrasjen e kushëririt të tij, Dalan Alliaj, ngjarje e ndodhur në fshatin Gjormë.
Forca të shumta të Policisë së Vlorës, të mbështetura edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit, janë të pranishme në ambientet e gjykatës për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë seancës.
Gjykata e Vlorës dha masën e arrestit me burg për Alliajn, ndërsa gjatë gjyqit ai tha: “Nuk jam në gjendje të flas. Jam dakord me ato që thotë avokati”.
Top Channel