Kaos në parlamentin turk/ Deputetët e Erdogan dhe të opozitës përfshihen në një sherr me grushte 22/12 09:48
Një person humbi jetën dhe 17 të tjerë u plagosën pas sulmeve ruse sot në rajonet e Dnipro dhe Kharkiv, njoftuan autoritetet ukrainase.
Një nga sulmet goditi rrethin Synelnykove të rajonit të Dnipro, ku një grua u vra dhe tetë persona, përfshirë dy fëmijë, u plagosën. Një zjarr shpërtheu në kafene, shtëpi dhe makina, por u shua shpejt.
Për më tepër, një ambulancë në Nikopol, e cila po transportonte një pacient në spital, u godit. Tre mjekë u plagosën, ndërsa pacienti mbeti i palënduar, sipas Novaya Gazeta.
Në rajonin e Kharkiv, gjashtë persona u plagosën, sipas autoriteteve ukrainase. Në fshatin Dokuchaevskoe, dy shtëpi u shkatërruan nga flakët, ndërsa një dron goditi ndërtesën e zjarrfikësve në Rogan.
Top Channel