Epokë e re për merkaton, FIFA “pasuron” futbollistët dhe i jep më shumë mundësi për t’u larguar nga klubet
Reali i Madridit ka marrë humbjen e parë në Champions këtë sezon, me “Galaktikët” që u mposhtën në “Anfeild” nga Liverpool me rezultatin 1-0.
Takimi ishte tepër i luftuar, me të dyja ekipet që kishin hyrë në fushë me objektivin e tre pikëve. Gjithsesi, “The Reds” ishin ata që tentuan më shumë, por Courtois ishte i pakalueshëm, të paktën deri në pjesën e dytë.
Në minutën e 61’, muri i begut ra, me Mac allister që shënoi për të kaluar në avantazh të besuarit e Slot.
Kështu Liverpool shkon në kutën e 9 pikëve dhe momentalisht ndodhet në vendin e 6-të.
REZULTATI:
Liverpool 1-0 Real Madrid
Mac Allister 61’
Goli i Mac Allister (Video)
Top Channel