Video/ Bayerni është perfekt, gjermanët mundin me 10 lojtarë kampionët në fuqi të PSG-së dhe shkojnë në 16 fitore radhazi
Napoli përjetoi një tjetër mbrëmje të hidhur në Ligën e Kampioneve. Skiuadra kampione e Italisë nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Eintrachtin e Frankfurtit, një barazim ky që nuk iu shërben shumë asnjë prej skuadrave.
Në pjesën e parë ishte Eintrachti që dha sinjalin e parë me skuadrën gjermane që pati një mundësi me Bahoya. Por me kalimin e minutave Napoli e rriti nivelin e lojës duke u shfaqur disa herë më rrezikshëm ku spikatën Hojlund dhe Elmas me danezin që iu afrua golit në minutën e 6 dhe të 21, ndërsa Elmas ishte gjithnjë një kërcënim për mbrojtjen e skuadrës gjermane.
Në pjesën e dytë, Napoli u hodh shumë shpejt në sulm por e pati të vështirë të cajë mbrojtjen e Eintrachtit, e madje në dy raste rrezikoi shumë të pësojë gol nga Goetze dhe Kristensen. Në minutën e 68 McTominay u ndal nga Koch, ndërsa në krahun tjetër Milinkovic savic shpëtoi portën e tij nga një tentativë e Knauff. Në fund ndeshja përfundoi me barazimin 0-0 me Napolin dhe Eintrachtin që morën nga 1 pikë secila dhe të dyja janë ende në zonën e playoffit për momentin por në vendin e 18 dhe të 19.
Top Channel