Fluks pacientësh në qendrën shëndetësore të specialiteteve në Tiranë për të bërë mamografi apo eko gjiri, por kjo vetëm dy muaj, tetor–nëntor, i është ndikuar nga fushatat e shumta sensibilizuese.

Ka gra të cilat ekzaminohen për herë të parë, por ka nga ato që bëjnë kontrollet sipas protokollit pasi kanë fituar betejën me kancerin e gjirit, siç është edhe kjo grua e cila zgjodhi të mos ekspozohej.

Tetori dhe fjongo roze duket se arrin qëllimin për t’i kujtuar gratë në kryeqytet të kujdesen për eko apo mamografi.

Sipas statistikave më të fundit, 1 në 8 gra diagnostikohet me kancer gjiri në vendin tonë dhe kontrollohet rutinë, jo vetëm në tetor, për të parandaluar rastet fatale.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta