Rusia sulmon gjatë natës Ukrainën, një i vdekur dhe tetë të plagosur, mes tyre dhe fëmijë

04/11/2025 09:26

Rusia ka sulmuar gjatë natës Ukrainën, ku për pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur tetë të tjerë.

Sulmet ndodhën në jug të Ukrainës, në qytetin Mykolaiv, ndërsa mësohet se në mesin e të plagosurve janë dhe dy fëmijë.

Po ashtu Rusia ka goditur infrastrukturën civile të energjisë në rajonin e Odesës të Ukrainës, sipas guvernatorit lokal. “Armiku sulmoi përsëri masivisht infrastrukturën energjetike dhe portuale të rajonit të Odesës. Natën e 4 nëntorit, rajoni pësoi dy valë sulmesh masive me dronë”, shkruan guvernatori i Odesës.

Ai shton se sistemet e mbrojtjes ajrore në qytetin portual të Detit të Zi në jug të vendit shkatërruan “shumicën” e dronëve rusë, por disa prej tyre i goditën objektivat e tyre.

Sulmet shkaktuan dëme në objektet industriale dhe zjarre, por nuk u raportuan të lënduar ose të vdekur.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta