Kina godet supermafian e Mianmarit, dënon me vdekje bosin e familjes mafioze që kontrollonte qytetin famëkeq të bixhozit dhe mashtrimit						
								
			Autoritetet greke kanë kryer gjashtë arrestime pas ngjarjes tragjike të ndodhur të hënën në mbrëmje në Chalkida, ku një 23-vjeçar humbi jetën pas një përleshjeje të dhunshme mes tifozësh rivalë.
Sipas raportimeve të mediave lokale, dy nga të arrestuarit janë plagosur gjatë përplasjes që ndodhi në rrugën Lilantion. Pesë nga gjashtë personat e arrestuar, përfshirë edhe viktimën, nuk ishin më parë në vëmendjen e autoriteteve, ndërsa i gjashti, një 19-vjeçar, është i njohur për policinë për incidente të mëparshme. Një person i shtatë, i përfshirë në sherr, ende nuk është identifikuar.
Sipas burimeve të policisë, 23-vjeçari u transportua nga persona të panjohur me një automjet privat dhe u braktis në hyrje të spitalit të Halkidës. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i riu ndërroi jetë nga plagët e marra.
Zëdhënësja e policisë, Constantia Dimoglidou, bëri të ditur se tetë persona morën pjesë në përleshje, të ndarë në dy grupe me nga katër.
Vetëm pak minuta më vonë, ndodhi një incident i dytë pranë Sheshit Eleftherias, ku një 20-vjeçar u gjet i mbuluar me gjak dhe u dërgua me urgjencë në spital. Ai ndodhet nën mbikëqyrjen e policisë, ndërsa gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Mjekët raportojnë se ka fraktura dhe një plagë me thikë nën sy.
Policia po heton lidhjen midis dy ngjarjeve, ndërsa Departamenti i Sigurisë së Halkidës ka marrë përsipër hetimin e plotë të rasteve.
Top Channel