Video/ Bayerni është perfekt, gjermanët mundin me 10 lojtarë kampionët në fuqi të PSG-së dhe shkojnë në 16 fitore radhazi
Është 15 vjeç, në 31 dhjetor do të festojë 16 vjetorin, Max Dowman shkruan emrin në librin e rekordeve të Ligës së Kampioneve. Mesfushori i Arsenalit bëhet futbollisti më i ri në moshë që është aktivizuar ndonjëherë në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube.
Në ndeshjen me Slavian e Pragës, Dowman hyri në fushën e lojës në mesin e pjesës së dytë kur rezultati ishte 3-0 për Topcinjtë dhe në këtë mënyrë theu rekordin e vendosur në 2020 Youssoufa Moukoko që në moshën 16 vjeç e 18 ditë luajti ndeshje të Champions League me Borussia Dortmund, atë ndaj Zenit Shën Pjetërburg.
Në muajin gusht, Dowman u bë lojtari i dytë më i ri në historinë e Premier League, 15 vjeç e 234 ditë teksa mori pjesë në fitoren 5-0 të Arsenalit ndaj Leeds. Rekordi këtu mbahet nga një tjetër futbollist i Arsenalit, Ethan Nwaneri, që e bëri debutimin e tij në Premier League në 2022 në moshën 15 vjeç e 181 ditë.
.
Top Channel