“Nëse do ishte gjallë, do t’i thoja se…”/ Rrëfimi drithërues i nënës së 13-vjeçares që u vra në Itali: Ia ndalova të takohej me të, instinkti më tha se rrezikonte Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur këtë pasdite vendimin për ish-deputetin e PS Alqi Bllako, i akuzuar për korrupsion pasiv për çështjen e inceneratorit të Tiranës.
Trupa gjykuese e kryesuar nga Rudina Palloj vendosi si fajtor për korrupsion pasiv për përfitim të 119 mijë eurosh, dhe përfitim për 7 milion lekë, duke e dënuar me 4 vite burg, që në gjykim të shkurtuar shkojnë në 2 vite e 8 muaj burg. Po ashtu u vendos që t’i hiqet e drejta për funksionet publike për 5 vite.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se është vendosur të shuhet masa e sigurimit arrest në burg për Alqi Ballkon dhe është urdhëruar lirimi i tij nëse nuk ka masë tjetër.
Kjo pasi masa e paraburgimit është më e madhe se masa e dënimit për Bllakon.
Gjykata tha të lirohet nëse nuk mbahet për dënim tjetër, çka do të thotë se pritet të lirohet.
Top Channel