“Ne pranojmë ndihmë, por jo leksione për korrupsionin”/ Rama: Ministrja Diella është pjesë e një lufte sistemore Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një konference për shtyp ka folur për kontratën 1.6 mln USD për Chris La Civita, i cili shërbeu si drejtues i fushatës së PD-së për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Berisha mohoi shifrat, duke thënë se ‘La Civita është paguar 15 herë më pak nga se deklaroi Edi Rama’.
Më tej ai nuk la pa shprehur mirënjohjen për ekipin e La Civita, duke thënë se ekipi ishte i jashtëzakonshëm dhe se organizoi një fushatë që shqiptarët nuk e kishin parë kurrë më parë. “Ia vlejti shumë, ia vlejti 100 herë“, theksoi kryedemokrati.
“Ju dhe çdo shqiptar mësuat dje se shifra e paguar ishte 14 herë më e vogël nga ajo që shpalli Rama dhe makineria e tij e mashtrimit, në rast se shkoni në mars të këtij viti do gjeni shifrat 22 mln e me radhe e me radhë, shqiptarët e panë që kjo shifër jo 10 por 15 herë më e ulët. Tullumbacja e skandalit të tyre u shfry dhe atyre u ngeli mashtrimi më dorë.
Ekipi i La Civita, ekipi më serioz i botës, me eksperiencën më të jashtëzakonshme, por bëri më të mirën e mundshme, dha një ndihmë jashtëzakonisht të çmuar, organizoi një fushatë që shqiptarët nuk e kishin parë kurrë më parë. Ekipi nuk ishte përgjegjës për diktaturën autoritare të vendosur nga Rama. Cili do të ishte rezultati i zgjedhjeve të 11 majit, Edi Rama nuk do të arrestonte në vitin elektoral dhe të ndiqte penalisht liderët e tre partive opozitare? Cili do të ishte rezultati i zgjedhjeve nëse Rama, duke shkelur ligjin nuk do të organizonte mbi 4 mijë evente për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve? Cili do të ishte rezultati, në rast se Rama nuk do të përdorte të gjitha burimet e qeverisë elektorale duke shkelmuar parimin e pabarazisë, duke krijuar një fushë të pabarabartë?”, u shpreh Berisha.
Top Channel