Shisnin lëndë narkotike dhe armë, arrestohen 4 të rinj në Elbasan, procedohen 2 të tjerë						
								
			AMP ka ekzekutuar masat e sigurisë për një efektiv policie dhe tre punonjës të IMT-së në Shkodër.
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masat ‘detyrim paraqitje’ për shtetasit: A.D., me detyrë N/Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Vau i Dejës; D. LL., me detyrë Inspektor pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës; J.H., me detyrë Inspektore pranë IMT- së, Bashkia Vau i Dejës; M.L., me detyrë Përgjegjës pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës.
Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur nga veprimet hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas sigurimit të informacionit nga AMP se disa shtetas po ndërtonin në mënyrë të paligjshme duke u favorizuar nga punonjësit e policisë dhe IMT-së.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.
Top Channel