Ditën e diel trajneri i Manchester City, Pep Guardiola nuk i kurseu elozhet për sulmuesin e skuadrës së tij, Erling Haaland, protagonist në fitoren ndaj Bournemouth me dy gola të shënuar në fitoren 3-1 të Citizens. Trajneri katalanas madje kishte deklaruar se norvegjezi është në një nivel me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Megjithatë Haaland vendosi të kundërshtojë trajnerin e tij në prag të ndeshjes me Borussian e Dortmundit në Ligën e Kampioneve duket thënë se askush nuk mund t’iu afrohet statistikave të tyre.

‘Jo, fare. Jam shumë larg tyre. Askush nuk mund t’iu afrohet Messit dhe Ronaldos, kështu që jo-ishin fjalët të Erling Haaland që këtë sezon ka shënuar 26 gola në total me Manchester City dhe Norvegjinë. Sulmuesi 24 vjecar shtoi se rekordet dhe statistikat janë gjëja e fundit që ai mendon.

‘Rekordet janë mendimi i fundit në mendjen time-tha Haaland-detyra ime është të ndihmoj skuadrën të fitojë ndeshje. E di që është e mërzitshme, por nuk mendoj për këtë’

Erling Haaland ka shënuar 98 gola në 107 ndeshje të Premier League dhe shumë shpejt norvegjezi do të kalojë kufirin e 100 golave, dicka që asnjë futbollist tjetër nuk e ka arritur kaq shpejt

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta