COP30, bisedimet e OKB-së për klimën/ SHBA nuk dërgon asnjë zyrtar të nivelit të lartë

04/11/2025 08:40

Në prag të bisedimeve të OKB-së për klimën një zyrtar i administratës së Trumpit tha se SHBA nuk do të dërgojë atje zyrtarë të lartë. Trumpi i quajti së fundi ndryshimet klimatike si “mashtrimi më i madh”.

Shtetet e Bashkuara Amerikësnuk do të marrin pjesë të përfaqësuar nga zyrtarë të lartë në Konferencën e 30-të e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP30) që zhvillohet këtë muaj në Belem të Brazilit, njoftoi Shtëpia e Bardhë. do të mblidhet , Brazil, më 10 nëntor.

Ky vendimi vjen në një kohë që Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përgatitet ta tërheqë në fund të vitit vendin e tij nga Marrëveshja e Parisit për Klimën dhe ndjek politika që mbështesin lëndët djegëse fosile.

“SHBA-të nuk do të dërgojnë asnjë përfaqësues të nivelit të lartë në COP30”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për agjencitë e lajmeve Reuters dhe AFP.

Zyrtari tha se Trumpi i ka bërë të qarta tashmë pikëpamjet e administratës së tij mbi veprimet shumëpalëshe për klimën në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.Gjatë këtij takimi zhvilluar muajin e kaluar Trumpi e quajti ndryshimin e klimës “mashtrimin më të madh” në botë dhe qortoi vendet për ndjekjen e politikave klimatike, të cilas sipas tij u kanë kushtuar atyre dëme për të ardhmen.

“Presidenti po angazhohet drejtpërdrejt me udhëheqësit në mbarë botën për çështjet e energjisë, gjë që mund ta shihni nga marrëveshjet historike tregtare dhe marrëveshjet e paqes, të cilat të gjitha kanë një fokus të rëndësishëm në partneritetet e energjisë”, tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë për agjencitë e lajmeve.

Trumpi vazhdon me politikat kundër klimës
Që në ditën e tij të parë në detyrë Trumpi njoftoi planet për tërheqjen për herë të dytë të SHBA-së nga Marrëveshja e Parisit për Klimën duke e quajtur atë “të njëanshme” dhe duke thënë se do t’u jepte përparësi interesave ekonomike të SHBA-së kundrejt reduktimit të emetimeve globale. Tërheqja pritet të hyjë në fuqi në janar 2026.

Trumpi nënshkroi edhe urdhra ekzekutivë për të rritur prodhimin e lëndëve djegëse fosile, dhe madje shpalli edhe gjendjen e një “emergjence kombëtare energjetike” për të shtuar lejet për shpime dhe për të zgjeruar nxjerrjen e naftës, gazit dhe qymyrit në tokat federale.Në fillim të këtij viti SHBA-ja ushtroi presion mbi vendet që po negociojnë për një traktat mbarëbotëror për të ulur ndotjen nga plastika, në mënyrë që ato të mos mbështesin një marrëveshje që do të vendoste kufizime në prodhimin e plastikës.

Politikat e Trump-it po i shfuqizojnë rregulloret e periudhës së Biden-it, siç janë kufizimet e emetimeve të metanit gjatë procesit për nxjerrjen e naftës dhe të gazit për të hequr “barrat e panevojshme” mbi industrinë e karburanteve fosile.

Duke ulur premtimet për financimin e projekteve për klimën dhe duke promovuar eksportet si p.sh. gazi natyror i lëngshëm (LNG), këto veprime janë kritikuar si minuese të përpjekjeve mbarëbotërore për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius./DW

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta