Video/ Bayerni është perfekt, gjermanët mundin me 10 lojtarë kampionët në fuqi të PSG-së dhe shkojnë në 16 fitore radhazi
Barazimi në ‘Maradona Stadium’ me Eintrachtin e Frankfurtit la një shije të hidhur te Napoli dhe sidomos trajneri Antonio Conte. Skuadra kampione e Italisë është në vendin e 19 për momentin në klasifikimin e League Phase me vetëm 4 pikë dhe fitorja e vetme e skuadrës italiane është ajo me Sporting Lisbonë në muajin e kaluar.
Tani rrugëtimi i skuadrës së Antonio Contes bëhet gjithnjë e më i vështirë dhe për trajnerin Italian Liga e Kampioneve po bëhet gjithnjë e më shumë një mallkim.
‘Mund të flasim shumë, por nëse nuk shënon nuk fiton-tha Conte-na vjen keq, luajtëm ndaj një skuadre gjermane që ka mësuar mirë si bëhet ‘catenaccio’ italian. Nëse do të ishim ne që do të kishim bërë një lojë të tillë në gjermani do kishin folur për futboll të vjetëruar’
Megjithatë pavarësisht rezultatit, Conte u shpreh i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij
‘Patëm shanse shumë të mira, nuk mund t’i qortoj lojtarët për asgjë-shtoi Conte-kemi ambicien për t’u rritur, por të gjithë duhet të kuptojmë që është e vështirë. Sidoqoftë mendoj se po përballemi me problemet në mënyrën më të mirë të mundshme’.
Sigurisht që edhe dëmtimet sidomos ai i De Bruyne nuk e ndihmojnë Napolin
‘Pa Kevinin do të na duhet të gjejmë zgjidhje-tha Conte-sot, psh, Elmas bëri organizatorin në momentin kur vendosëm të mos rrezikonim më shumë Lobotkën. Mund të jesh shumë ambicioz me fjalë, por është e nevojshme që të bëhet një rrugëtim. Mendoj se djemtë dhanë maksimumin, nëse këto ndeshje arrin të zhbllokohen, më pas gjithcka ndryshon. ‘Maradona’ duhet të ndizet dhe të na bëjë edhe ne të ndizemi, po japim maksimumin. Më pas janë ata që duhet të gjykojnë e që duhet të marrin vendime’.
Top Channel