Tragjike/ Pësoi kolaps në fushë gjatë ndeshjes, ndërron jetë ish-futbollisti i Tiranës
Tirana ka marrë humbjen e radhës në kampionat, duke u mposhtur me rezultatin 0-2 nga Bylisi.
Trajneri i tretë i ardhur këtë sezon, Ardian Nuhiju, i cili zëvendësoi italianin e shkarkuar Bordin, e nisi me disfatë aventurën e tij te bardheblutë.
Sfida hapëse e javës së 10-të të kampionatit nisi me gol që në minutën e 10-të nga Përgjoni, i cili i dha avantazhin miqve në “Selman Stërmasi”.
Bardheblutë nuk arritën të reagonin si duhet në pjesën e mbetur të lojës, me ballshiotët gjetën rrjetën me një autogol të Velës morën tre pikë tepër të rëndësishme në garën për mbijetesë.
Kështu Tirana vijon të qëndrojë momentalisht në vendin e parafundit me 6 pikë, ndërsa Bylisi largohet nga zona e ftohtë duke u ngjitur në vendin e 6-të me 12 pikë.
REZULTATI:
TIRANA 0-2 BYLIS
Përgjoni 10’, Vela (A.G) 71’
Top Channel