Formacionet e vitit nga FIFPro; protagonistët e fushës së gjelbër e bënë zgjedhjen…
Basti më i madh i Luciano Spallettit në eksperiencën e tij të re te Juventus vlen 51 milionë euro. Bëhet fjalë për rikuperimin e një futbollisti të cilit as Motta dhe as Tudor nuk ditën t’i merrnin më të mirën, Koopmeiners.
Pas fitores me Cremonesen, vëmendja kthehet sërish te holandezi, por jo për shqetësimet e zakonshme, por për një rol të ti futbollistit që iu dha nga trajneri Spalletti.Ndërsa me Mottën u aktivizua më shumë në sulm e me Tudor u aktivizua në zonat e mesfushës për të ndihmuar sulmin, Luciano Spalletti e vendosi në një pozicion tjetër; atë të qendërmbrojtësit në linjën me 3 mbrojtës.
Përsëri u kthye prapa dhe duhet të rikonfirmohet edhe njëherë, por këtë radhë duket se për Koopmeiners është shansi i fundit për të evituar dështimin total. Në fakt nuk është hera e parë që Koopmeiners luan në atë pozicion, por për ta parë këtë duhet të kthehemi në kohë, te ndeshjet e kombëtares holandeze apo edhe më herët në fillimet e tij me Alkmaar, ku ka luajtur në prapavijë në 38 raste.
Por në Serie A, kjo është hera e parë që vendoset në këtë pozicion. Nëse në kampionat, Koopmeiners u testua me sukses në rolin e tij të ri, në Champions League ai duhet të konfirmohet dhe Spalletti pret që ditën e martë ai të luajë më së miri rolin e tij të ri.
Është ky një sinjal i qartë për dëshirën e stafit teknik të Juventusit për të ‘ringjallur’ një futbollist që ka kushtuar plot 51.3 milionë euro, një investim ky i rëndësishëm që e vendosi shumë lart stekën e pritshmërive, por që deri tani futbollisti nuk i kishte justifikuar. Pas 60 ditësh do të rihapet merkato e transferimeve dhe te Juventus urojnë që kura Spalletti të japë sa më shpejt efektet e dëshiruara, kjo edhe për faktin se për ta sistemuar Koopmeiners në një skuadër tjetër në mesin e sezonit nuk do të jetë aspak e lehtë.
Top Channel