SHBA, arrestohen dy të dyshuar për planifikim të një sulmi terrorist në Michigan

03/11/2025 21:30

Prokurorët federalë kanë ngritur akuza ndaj dy të dyshuarve për planifikimin e një sulmi terrorist në Michigan të SHBA-së, sipas një dokumenti gjyqësor të zbuluar sot.

Mohammed Ali dhe Majed Mahmud janë dy nga pesë të rinjtë e arrestuar për planifikimin e një sulmi të frymëzuar nga grupi xhihadist i Shtetit Islamik (ISIS) gjatë festës së Halloween-it. Në muajt e fundit, ata kishin blerë armë, përfshirë pushkë sulmi AR-15 dhe kishin marrë pjesë në biseda online që sugjeronin se kishin një plan specifik sulmi në mendje, sipas FBI-së.

Të dyshuarit dyshohet se përdorën platforma mesazhesh të koduara dhe faqe të mediave sociale për të ndarë përmbajtje që lidhet me ISIS-in dhe inkurajimin e sulmeve terroriste.

Sipas FBI-së, dy të pandehurit praktikuan përdorimin e armëve të zjarrit në poligonet e qitjeve dhe dyshohet se zgjodhën 31 tetorin si ditën për të kryer sulmin.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta