Renditja/ Elbasani në krye të tabelës, Tirana drejt Kategorisë së Parë. Situata në Superiore pas tre sfidave të para të javës së 10-të

03/11/2025 19:22

Kategoria Superiore ka luajtur tre ndeshjet e para të javës së 10-të, në të cilat u shënuan vetëm tre gola në total.

Tirana edhe pse me tyrajnerin e tretë këtë sezon, u mposht 0-2 nga Bylisi në “Selman Stërmasi”, duke konfirmuar dhe njëherë formën e dobët të bardhebluve, të cilët shohin “makthe” të Kategorisë së Parë, pasi renditen të parafundit me 6 pikë.

Elbasani mori një fitore të rëndësishme në Vlorë, duke mposhtur 0-1 Flamurtarin dhe duke u ngjitur kështu në vendin e parë me 20 pikë momentalisht, ndërsa vlonjatët vijojnë të jenë të fundit.

Në duelin e tretë të luajtur në Elbasan, Dinamo dhe Teuta ndanë pikët në një barazim pa gola, me ekipin e Ilir Dajës që vijon të qëndrojë në zonën e “Final Four”, në vendin e tretë me 18 pikë.

RENDITJA:

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta