Reali i Madridit udhëtoi në drejtim të Liverpoolit për sfidën e Ligës së Kampioneve me skuadrën e The Reds. Me këtë rast një delegacion I skuadrës merenges shkoi në Anfield për të bërë homazh për Diogo Jotën që së bashku me vëllain e tij humbën jetën në një aksident tragjik në Spanjë.

Pjesë e delegacionit padyshim ishte dhe Trent Alexander Arnold ish shok skuadre me Diogo Jotan, trajneri Xabi Alonso, Dean Huijsen dhe Emilio Butragueno. Futbollisti anglez vendosi një buqetë me lule në hyrjen kryesore të stadiumit të shoqëruar me nje letër prekëse te shkruar prej tij.

Letra e Alexander Arnold:

‘Miku im Diogo. Na mungon shumë, por të duam akoma më shumë. Kujtimi yt dhe i Andre do të jetojnë gjithnjë. Buzëqesh sa herë që mendoj për tu dhe do të kujtoj gjithnjë momentet e bukura që kemi ndarë bashkë.Më mungon miku im, cdo ditë’

Bashkë me lulet Alexander Arnold kishte vendosur edhe një pult komantimi të një loje PlayStation të kuqe në nder të festimeve legjendare të ish futbollistit.

Edhe Reali i Madridit vendosi një tufë me lule me shënimin: ‘Real Madrid shpreh ngushëllimet Liverpoolit dhe familjes së Diogo Jotës. Bota e futbollit qan humbjen e një futbollisti të shkëlqyer dhe një personi të jashtëzakonshëm’.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta