Formacionet e vitit nga FIFPro; protagonistët e fushës së gjelbër e bënë zgjedhjen…
Mbrëmja e së dielës për Paulo dybala ishte e krejtësisht e errët. Sulmuesi argjentinas në ndeshjen mes Milanit dhe Romës në San Siro humbi një 11 metërsh që do të thoshte barazim i rezultatit e për më tepër pas ekzekutimit të penalltisë pësoi edhe një dëmtim dhe ai që e bëri të ditur këtë ishte vetë trajneri i verdhekuqve, Gian Piero Gasperini
‘Dëmtimi rëndon më shumë sesa penalltia-tha Gasperini-ai do të mund të rikuperohet pas pauzës së kampionatit për ndeshjet e kombëtareve. Është humbja më e madhe e mbrëmjes’
Kjo deklaratë e Gasperinit do të thotë se dybala nuk do të mund të jetë në dispozicion të trajnerit për sfidat me Glasgow Rangers dhe Udinesen. Nuk është hera e parë që Paulo Dybala pëson dëmtim gjatë ekzekutimit të një penalltie, diçka e tillë ka ndodhur edhe në vitin 2022 në sfidën me Leccen
Duke u kthyer te statistikat e 11 metërshave, deri tani Dybala ka qenë 100% i saktë teksa është treguar i saktë në të 18 penalltitë e ekzekutuara në të gjitha kompeticonet me fanelën e Romës, dhe ndaj Milanit bëri gabimin e tij të parë. Herën e fundit që argjentinasi ka gabuar nga pika e bardhë ka qenë në 30 nëntor të 2021 në ndeshjen ndaj Salernitanës dhe në atë kohë ishte pjesë e Juventusit.
Përsa i përket dëmtimit, Dybala pas gabimit të penalltisë në sfidën e Milanin, preku aduktorin dhe kërkoi zëvendësim ndërkohë që në stol ai u shfaq i dëshpëruar. Ky moment është një goditje në aspektin psikologjik, sepse Dybala pas disa vitesh me probleme fizike, kishte gjetur më në fund vazhdimësinë. Kjo e diel riktheu polemikat e jetës së tij; një dëmtim dhe një ndeshje e rëndësishme e luajtur keq. Në pjesën e dytë të tetorit, Dybala kishte luajtur 5 ndeshje radhazi si titullar dhe ishte vendimtar në sfidat me Viktoria Plzen dhe Sassuolo. Ishte një lojtar krejt ndryshe nga ai kohëve të Juventusit, por gjithsesi efikas dhe një pikë referimi për Gasperinin që e aktivizoi edhe njëherë si një qendërsulmues atipik. Po tani? Tani, akoma akull, ekzaminime dhe mbrëmje e pasdite duke parë shokët e tij të skuadrës në fushën e lojës…
Top Channel