Pas paraqitjes në SPAK të ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ditën e sotme në SPAK është paraqitur edhe kreu i ARRSH, Gentian Gjyli.

Për procedurat se si u krye tenderi për tunelin e Llogarasë, përveç drejtorit të përgjithshëm Gjyli, kanë hyrë në rrethin e SPAK si të pandehur edhe pararendësi i tij Evis Berberi sot në burg.

Në të njëjtë listë që dyshohen se zgjodhën me preferencë bashkimin e kompanive turke, duke skualifikuar kompanitë e tjerë janë edhe anëtarët e tjerë të komisionit të vlerësimit të ofertave Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashica.

Dosja nën hetim u referohet dy kallëzimeve të ndryshme për tunelin e Llogarasë të bashkuara në një të vetëm. Ndërkohë në njoftimin zyrtar shpërndarë ditën që I komunikoi akuzën Belinda Ballukut SPAK tha se zv.kryeministres Balluku i është komunikuar akuzë në funksionin e ministres  së infrastrukturës dhe energjisë.

Deri në këtë fazë të hetimeve sipas SPAK, Balluku mori statusin e të pandehurës për shkak të veprimeve të saj si ministre në njërën nga tenderat për ndërtimin e tunelit të Llogorasë  që mbasi u anulua u përzgjodh si fituese bashkimi i kompanive turke me një ofertë prej 180 milionë euro pa TVSH, ndryshe nga oferta më e ulët prej 140 milionë euro të ofruar në tenderin e parë nga kompania shqiptare.

Me komunikimin e akuzave është e qartë se të paktën për këtë episod SPAK ka vendosur ti marrë të pandehur pa aplikuar masa sigurie, ndërkohë që bëhet me dije se hetimet janë zgjeruar.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta