Sfida e javës së 10-të mes Dinamos dhe Teutës nuk solli fitues. Takimi i luajtur në “Elbasan Arena” nuk prodhoi gola dhe emocioet ishin të pakta.

Të dyja skuadrat kishin pak raste për shënim, ndërsa “Nëndetësja” u detyrua ta mbyllte takimin me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Maliqit në minutën e 61’.

Kështu Dinamo ngjitet momentalisht në vendin e tretë me 18 pikë, një më pak se Vllaznia e dy më pak se Elbasani, ndërsa Teuta vijon të qëndrojë në vendin e 5-të me 15 pikë.

REZULTATI:

DINAMO 0-0 TEUTA

Karton i kuq: Maliqi 61’

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta