Real Madrid e Alexander Arnold kujtojnë Diogo Jotën, homazh për portugezin në Anfield
Napoli përgatitet të luajë ndaj Eintrachtit të Frankfurtit në Ligën e Kampioneve me skuadrën kampione të Italisë që duhet të sistemojë gjërat në këtë kompeticion, sidomos pas humbjes turpëruese me PSV Eindhoven.
Trajneri Antonio Conte foli në konferencën e zakonshme për shtyp teksa u ankua për kritikat e marra nga skuadra e tij, por pa harruar të hedhe edhe ndonjë thumb për presidentin e Interit, Beppe Marotta kur u pyet për arbitrimin në kompeticionet Evropiane
‘Nuk flas për arbitrimin, e lëmë fare-tha Antonio Conte-sa flitet pak për arbitrat, ngrihet një problem i madh dhe ua shtojmë akoma më shumë konfuzionin. E patë? Sapo dikush foli, ndodhi gjithçka, kështu që të mos flasim për arbitrat se i bëjmë akoma më konfuzë. E përsëris, më vjen keq sepse ndonjëherë sistemi nuk është mbi baza solide. Që në momentun kur dikush ngrihet për të folur e përmirësuar futbollin italian, e shihni cfarë ndodh…unë flas për realitetin, t’i lëmë të qetë duke shpresuar që të tregojnë kujdes. Unë nuk e kuptoj, kur ka një monitor pse nuk e thërrasin përpara monitorit, dhe kur arbitri shkon te monitori, nuk do të thotë që ka patjetër një gabim dhe ai të ndihet i detyruar të ndryshojë vendim, arbitri ndodh të ketë marrë vendimin e duhur. Të tregohemi të kujdesshëm, situata është delikate, të jemi bashkëpunues por në mënyrën e duhur, jo si në të kaluarën’
Top Channel