Duke folur në konferencën për shtyp të sotme, Luis Enrique diskutoi ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich.

Trajneri i Paris Saint-Germain tha: “Ata janë një ekip shumë i fortë, ne i dimë vështirësitë e ndeshjes dhe jemi gati. Nesër, në Parc des Princes, me tifozët tanë dhe atë atmosferë që ata dijnë të krijojnë, ne mund të përmirësojmë performancën tonë dhe të kapërcejmë presionin e tyre.”

Më tej trajnerin spanjoll e kanë pyetur për gjendjen e Dembele dhe nëse do të jetë në dispozicion apo jo.

“Dembélé? Ai i ka përfunduar të gjitha seancat stërvitore dhe ka luajtur në dy ndeshjet e fundit. Ai është gati, megjithëse nuk e di se sa gjatë do të jetë në fushë.”

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta