Luis Enrique: Jemi gati për të përballuar Bayern Munich, me ndihmën e tifozëve do të jemi edhe më të fortë
Luciano Spalletti e nisi me këmbë të mbarë aventurën e tij në stolin e Juventus, me fitoren në transfertë ndaj Cremoneses. Por ditën e martë, Zonja e Vjetër do të ketë sfidën me Sporting Lisbonë në Ligën e Kampioneve dhe duke parë klasifikimin e kompeticionit kjo përballje është vërtet për ‘jetë a vdekje’.
Juventus ka marrë vetëm 2 pikë në 3 javët e para të kompeticionit dhe është në vendin e 25, kështu që fitorja për bardhezinjtë është një detyrim nëse nuk duan të mbyllin parakohe aventurën e tyre në Champions League. Për ndeshjen me portugezët, Luciano Spalletti, ndryshe nga ndeshja me Cremonesen, do të ketë në dispozicion Kenan Yildiz që pritet të jetë në vendin e Opendës në formacionin bazë, në mbështetje të Dusan Vlahovic. Treshja sulmuese pritet të plotësohet nga Conceiçao i cili bashmë me Yildiz kanë detyrën që të bëjnë sulmin e juventusit të shpejtë dhe të paparashikueshëm e të krijojnë hapësira për Vlahovic nga njëra anë dhe të përfshijnë mesfushorët në anën tjetër.
Pikërisht në mesin e fushës, pritet të jetë balotazhi më i rëndësishëm me McKennie dhe Thuram që hyjnë në garë për një vend në formacion përkrah Locatellit, ndërkohë që në krahë konfirmohen Cambiaso e Kostic. Edhe në mbrojtje ka konfirmime, teksa linja do të jetë me 3 mbrojtës e përbërë nga Kalulu, një mes Gatti e Rugani dhe Koopmeiners, me holandezin që e kaloi provimin në Cremona dhe tani do të ndihmojë në krijimin e lojës nga prapavija.
Me pak fjalë, në ndeshjen me Sporting pritet një konfirmim për më tepër që është edhe një përballje akoma më e rëndësishme dhe nga e cila tifozët bardhezinj presin më shumë. Nëse në kampionat, Juventus është favorizuar edhe nga frenimet e Napolit dhe Romës, në Evropë hapësirat për të bërë gabime janë drejt zeros.
Top Channel