Fiorentina është tashmë në një krizë të thellë nga e cila nuk po di të dalë dhe kjo u konfirmua edhe nga ndeshja me Leccen në shtëpi e humbur 0-1. Tifozët e pranishëm në Artemio Franchi e kontestuan skuadrën duke kërkuar edhe largimin e Stefano Piolit, ndërkohë që pas sfidës pati një heshtje shtypi nga Fiorentina pasi as trajneri e as drejtues të klubit nuk u prononcuan për median.

Këta të fundit, nga sa raportohet në median italiane e kanë marrë vendimin e tyre për të mbyllur bashkëpunimin me Stefano Piolin për të ndryshuar gjërat. Vetë trajneri nuk është dorëhequr e as nuk ka ndërmend ta bëjë dhe në këtë pikë palët kanë nisur punën për një gjetjen e një konsensusi për ndarjen mes tyre.

Ndërkaq skuadra e Fiorentinës do të qëndrojë në grumbullim në Viola Park deri në sfidën në transfertë me Mainz në Conference League. Pas 10 javëve të para të kampionatit, Fiorentina është e parafundit në kampionat dhe duhet të gjejë mënyrën për të dalë nga tuneli i errët me cdo kusht.

Te klubi toskan po mendohet tashmë për pasuesin e Piolit dhe nuk përjashtohet mundësia që të ketë një zgjedhje të brendshme me trajnerin e skuadrës Primavera, Daniele Galloppa. Por në pole position është Paolo Vanoli, ndërkohë që figuron edhe emri i Daniele De Rossit që pëlqehet edhe nga Genoa, ndërkohë që përjashtohet kthimi i Raffaele Palladinos i cili e zgjidhi kontratën me Fiorentinën gjatë muajve të verës

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta