Elbasani bën detyrën në Vlorë, verdheblutë mundin Flamurtarin dhe ngjiten të parët në renditje
03/11/2025 19:03
Elbasani ka bërë detyrën në transfertën e Vlorës, me “Tigrat” verdheblu që arritën të triumfonin kundër Flamurtarit.
Takimi i javës së 10-të nuk prodhoi shumë raste, me miqtë që ishin më kërkues, të cilët e gjetën golin në minutën e 62’ me anë të Lajthias.
Kështu Elbasani ngjitet momentalisht në vendin e parë me 20 pikë, ndërsa Flamurtari nga ana tjetër nuk lëviz nga vendi i fundit me 5 pikë.
REZULTATI:
FLAMURTARI 0-1 AF ELBASANI
Lajthia 62’
Top Channel