OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud						
								
			Policia izraelite njoftoi arrestimin e dhjetëra personave të dyshuar për korrupsion brenda Histadrut, sindikatës më të madhe tregtare në vend.
Sipas një deklarate zyrtare, hetuesit specialë ndaluan të dyshuar për korrupsion, mashtrim financiar, shkelje të besimit, pastrim parash dhe mashtrim tatimor.
Hetimi, i zhvilluar gjatë dy viteve të fundit, përfshiu drejtues të lartë të Histadrut, komunitete lokale dhe kompani publike. Autoritetet dyshojnë për marrje ryshfeti dhe përfitim privilegjesh nga biznesmenë në këmbim të promovimit të interesave dhe fitimeve të tyre financiare.
Kryetari i sindikatës, Arnon Bar-David, u arrestua dhe u paraqit para një gjyqtari, i cili caktoi paraburgimin e tij për tetë ditë. Bar-David, i njohur për kundërshtimin e politkave të kryeministrit Benjamin Netanyahu, kishte bërë thirrje për greva të përgjithshme, duke përfshirë paralajmërime gjatë luftës në Gaza për të kërkuar lirimin e pengjeve.
Në një reagim, Histadrut deklaroi se është i bindur për pafajësinë e bashkëpunëtorëve të saj dhe se aktivitetet e sindikatës vazhdojnë normalisht, ndërsa bashkëpunon me autoritetet. Kryetari i bashkisë së Kiryat Gat, Kfir Suisa, anëtar i partisë Likud, njoftoi gjithashtu se ishte marrë në pyetje nga policia në lidhje me këtë rast.
Top Channel