Ekonomia rritet por qytetarët shfaqen të shqetësuar për financat e tyre. Raporti i besimit në ekonomi për muajin tetor i ka shfaqur optimist shumicën e sektorëve performues të ekonomisë. Industria tregtia dhe ndërtimi kanë rritur besimin për të ardhmen.
Konkretisht ndërtimi vijon të udhëheq besimin në ekonomi me 2.4%. Vlerësimet për aktivitetin aktual ndërtues si dhe niveli i porosive të reja shfaqin performancën e mirë të sektorit si dhe pritshëmritë për në vijim.
Ndalur tek tregtia ky sektor ka rritur besimin për të ardhmen e bizneseve me 7% ndikuar nga ecuria e tyre si dhe pritjet për nivelin e punësimit në të ardhmen. Në këto kategori optimiste pas disa muajsh në rënie të thelë duket se dhe sektori i industrisë po ngre kokë. Teksa kontratat porositëse të bizneseve nga eksportet janë rritur gjithashtu, bizneset dhanë vlerësime më të mira edhe për prodhimin industrial aktual. Cimet dhe niveli i punësimit gjithashtu shfaqen në të njëjtën kah.
I vetmi sektor ka shfaqur rënie të besimit është ai i shërbimeve. Mbyllja e sezonit turistik duket se ka ndikuar drejtpërsëdrejti në ecurinë aktuale të bizneseve si dhe të kërkesës. Duke bërë që kështu edhe punësimi në këtë sektor të bjerë.
Pavarësisht performancës së mirë të shumë sektorëve konsumatorët shfaqen pesimistë për financat e tyre ndërsa në ulje kanë parashikuar edhe shpenzimet e mëdha për pjesën tjetër të vitit teksa presin që çm,imet të rriten më tej.
Kjo ecuri ka ndikuar në treguesin e Ndjesisë ekonomike duke bërë që të arrijë 108.83 pikë përqindje.
Top Channel