Steven Gerrard dhe skuadra e Nedim Bajramit: Isha shumë pranë rikthimit te Rangers, por…

02/11/2025 12:55

Steven Gerrard kohët e fundit u fol shumë për një rikthim të legjendës së futbollit anglez Steven Gerrard në stolin e Glasgow Rangers, pjesë e të cilit është edhe futbollisti i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, por në fund tratativa dështoi dhe trajner u caktua Danny Rohl.

Vetë Gerrard konfirmoi në një intervistë për TNT Sports se ishte shumë pranë kthimit te skuadra skoceze më të cilën ai fitoi dhe titullin kampion të Skocisë gjatë periudhës 2018-2021.

‘Isha shumë pranë kthimit te Rangers-tha Gerrard-pata disa bisedime pozitive me pronararë, por mua m’u duk pak e nxituar sepse në atë moment familja ime ishte në Bahrein. Duhet të mendoja për shumë gjëra në një kohë shumë të shkurtër, të merrja një vendim. Kishte disa gjëra për të cilat nuk isha  sigurt’

Gerrard shtoi gjithashtu se kthimi te Rangers duhet të ishte perfekt dhe ai vetë duhet të ishte gati, por nuk e përjashtoi mundësinë që në të ardhmen kjo lëvizje të ndodhë.

‘Kam afeksion dhe jam shumë i lidhur me Rangers dhe nëse do të më duhet të marr përsipër këtë sfidë të madhe dhe të rëndësishme, duhet të jetë perfekte dhe unë duhet të jem plotësisht gati-tha Gerrard-për fat të keq nuk ishte koha e duhur dhe unë u mënjanova. Por shpresojmë që një ditë të jem më shumë gati dhe më i përgatitur për këtë dhe se ky shans të më jepet përsëri. Nëse nuk do të ndodhë, Iiuroj klubit më të mirën për të ecur para, por zemra ime është 100% atje sepse e kam një lidhje me Glasgow Rangers’.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta