Fjalimi i Ramës në ceremoninë mortore të Fatos Nanos, reagon Berisha: Puthja e Judës Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim të gjatë e të ndjerë, në nderim të themeluesit të Partisë Socialiste të Shqipërisë Fatos Nano, i cili mbylli sytë përgjithmonë dy ditë më parë në moshën 73-vjeçare.
“I thonë një fjale: vdis pa të të dua. Sa do të doja të uleshim sot në një nga ato darkat tona të rralla të viteve të fundit, e ti kalonim deri vonë në atë revistën tonë të ngjarjeve dhe personazheve të ndryshme, tër ç’u tha për ty qëkurse doli lajmi që ike përgjithnjë. Po sa të dashkan mor burrë i dheut. Edhe ata që nuk lanë shkopinj nën rrota pa të vënë. More deri te ata që kallën në burg duke të akuzuar si vjedhës dhe që deshën të të vrasin në zyrë dhe që të thanë në fytyrë tër të zezat e gjuhës shqipe. Veç ta shihje si i kanë qendisur kaq bukur fjalët.
Plasja më vjen që sjemi sot në një darkë. Mua më duhet të rendis fjalët e një lamtumire, të cilën nuk e imagjinova dot as pasi miku im Solis më shkroi se kishe hyre në koma. Mendova Xhoin që do vazhdonte të rrinte te koka edhe për sa vjet të tjerë që do të rrinte besnike e gjumit tënd. Nuk të mendoja ty të shtrirë në një arkmort. Ja që erdhi për mua kjo ditë zie dhe më ra puna e vështirë që ti jap lamtumirën një paraardhësi, të parit kryetar të familjes sonë”.
Top Channel