Interi dhe golat nga goditjet standarde, një armë ‘vrasëse’, ai i Zielinskit ishte i 9 sezonal
Kthimi i Ousmane Dembele në fushat e lojës me Paris Saint Germain ende nuk është i kenaqshëm. Francezi hyri si zëvendësues në ndeshjen e së shtunës ndaj Nice për shkak të disa shqetësimeve në këmbën e djathtë dhe prania e tij si titullar në ndeshjen ndaj Bayernit të mërkurën është në dyshim.
Por jo vetëm kaq, telekamerat e Canal+ e pikasën Dembele duke folur me Achraf Hakimin në fundin e ndeshjes teksa I thoshte që ndjente shumë dhimbje. ‘Nuk ka asnjë problem me Dembele-tha Luis Enrique përpara ndeshjes. Megjithatë, fituesi i Topit të Artë përballet me probleme fizike që nga rikthimi në fushat e lojës në 21 tetor. Ai shënoi në ndeshjen me Bayer Leverkusen, por që nga ai moment ndjesitë nuk kanë qenë shumë të mira me Dembele që i bën përpjekjet, por pa mundur të ketë ato shpërthime që i dhanë kaq shumë gëzime sezonin e kaluar.
Luis Enrique nuk do të marrë përsipër asnjë rrezik me sulmuesin duke vijuar politikën e tij që po e aplikon që nga starti I sezoni; atë të mbrojtjes së futbollistëve ndaj cdo rreziku dëmtimi. Kështu që aktivizimi si zëvendësues i Dembele në sfidën me Nice i përgjigjet fare mirë filozofisë së trajnerit asturian, që është i ndërgjegjshëm për faktin se Paris Saint Germain nuk ka pasur një fazë përgatitore parasezonale të mirefilltë ndërkohë që edhe kalendari ka qenë shumë i ngarkuar
Fjalët e Dembele që ndjente dhimbje në këmbën e djathtë kanë ndezur sirenat e alarmit në Paris. Javën e kaluar parizienët humbën shërbimin e Doue për shkak të një dëmtimi të rëndë dhe tani kampionët e Francës dhe Evropës do të kërkojnë që të evitojnë një tjetër problem të madh në aspektin e dëmtimebe. Ditën e hënë Paris Saint germain do të stërvitet për finalen e parakohshme me Bayernin e Mynihut, në një sesion që pritet të sjellë të reja në lidhje me gjendjen e Ousmane Dembele.
Top Channel