Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut/ VLEN fiton Tetovën, Kasami merr mandatin e dytë, rivali i BDI pranon humbjen
Në orën 19:00 kanë mbyllur dyert qendrat e votimit në Maqedoninë e Veriut, ku qytetarët votuan sot në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për zgjedhjen e kryetarëve të komunave në 32 bashki, si dhe për këshilltarë në tre qendra votimi në Shuto Orizarë.
Menjëherë pas mbylljes së procesit, komisionerët kanë nisur numërimin e votave në vendvotime.
Ky raund i dytë zgjedhor u zhvillua në komunat: Aerodrom, Bogovinë, Bërvenicë, Valandovë, Vinicë, Dibër, Debarcë, Demir Kapi, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Krushevë, Kumanovë, Lozovë, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Mogillë, Negotinë, Probishtip, Rankovcë, Rosoman, Strugë, Studeniçan, Tetovë, Qendër (Shkup), Çeshinovë–Obleshevë, Çuçer Sandevë, Shuto Orizare, Dollnen, Dojran dhe Zrnovcë.
Procesi i votimit u zhvillua në një atmosferë të qetë, ndërsa Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pritet të publikojë rezultatet e para zyrtare në orët e ardhshme.
Këto zgjedhje konsiderohen me rëndësi të madhe për balancat politike në vend, veçanërisht në komunat me shumicë shqiptare dhe në kryeqytetin Shkup.
Top Channel