Kylian Mbappe po përjeton momentin më të bukur në këtë sezon. Sulmuesi francez shënon prej 8 ndeshjesh radhazi, shifra këto që janë regjistruar vetëm nga legjenda të Los Blancos.

I pari ka qenë Ferenc Puskas në 1960 me 11 gola në 8 ndeshje radhazi. Më pas ka qenë Cristiano Ronaldo që fillimisht barazoi Puskas kur në 2014 shënoi 9 gola në 8 ndeshje radhazi të kampionatit e më pas në 2018 vendosi rekordin tjetër, 18 gola të shënuar në 10 ndeshje radhazi, rekord të cilit po i afrohet edhe Mbappe.

Sulmuesi i Realit të Madridit nuk ka shënuar vetëm në 1 ndeshje të La Ligas, ndaj Mallorcas, sfidë ku në fakt iu anuluan 2 gola.Që nga ajo ndeshje, Mbappe ka shënuar 10 gola; dygolësh ndaj Levantes, si dhe nga 1 gol në përballjet me  Real Sociedad, Espanyol, Atlético Madrid, Villarreal, Getafe dhe Barcelona.

Në këtë mënyrë, Mbappe ka regjistruar fillimin më të mirë të sezonit në karrierën e tij me 18 gola në 14 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Për më tepër francezi kryeson listën e golashënuesve në kampionatin spanjoll me 13 gola në 11 ndeshje duke vendosur kandidaturën për një tjetër trofe të Këpucës së Artë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta