Gasperini pas ndeshjes me Milanin: Po mundohem të gjej diçka që bëm keq në këtë ndeshje, por nuk ka…përveç penalltisë
Goditjet standarde po rezultojnë një armë më shumë e skuadrës së Interit në këtë sezon dhe meritën për këtë e ka pikërisht Angelo Palombo, pjesëtar i stafit të Cristian Chivu.
Goli i shënuar nga Zielinski në ndeshjen ndaj Veronës, nuk është një rastësi; goditje dënimi, këndi, pernallti; Inter arrin të shënojë në të gjitha llojet e goditjeve standarde. Skema e shkëlqyer e golit të shënuar në bentegodi ishte vetëm një nga shembujt e shumtë që vërtetojnë punën e madhe të stafit zikaltër që nga ndeshja e parë e sezonit, sepse si goli i parë ashtu dhe ky i fundit në Serie A deri tani, kanë lindur nga goditjet e këndit.
Statistika e golave standarde të Interit pasurohet me golin i Thuram në Allianz Stadium, 3 penalltitë e sakta të Calhanoglu, dygolëshi i Thuram në Amsterdam dhe ai i Dumfries në Bruksel, të gjithë këta janë mes golit të shënuar nga Bastoni në fillim dhe të Zielinskit në mesditën e kësaj të diele. Në total janë 9 gola të lindur nga goditje standarde, një armë taktike kjo që po e shtyn Interin në majën e Serisë A.
Top Channel