Gasperini pas ndeshjes me Milanin: Po mundohem të gjej diçka që bëm keq në këtë ndeshje, por nuk ka…përveç penalltisë
Barcelona e kishte të detyrueshme fitoren ndaj Elches dhe skuadra katalanase e përmbushi misionin e saj teksa e mbylli këtë sfidë me rezultatin 3-1. Trajneri i barcelonës, Hansi Flick nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij për paraqitjen e skuadrës.
‘Më pëlqeu shumë dinamika dhe presionin e skuadrës-tha Flick-Elche do që të jetë protagonist, por unë pashë një lojë shumë intensive të skuadrës sime dhe kjo u pa në dy golat e parë të ekipit tonë.
Hansi Flick vijoi më tej analizën e tij për këtë ndeshje.
‘Nuk e di si do të shkonin gjërat me Pedrin, edhe me të kemi pasur probleme-tha Flick-por besoj se ajo që ka më shumë rëndësi është marrja e 3 pikëve ndaj një skuadre që më pëlqen. Donim të ushtronin presion me intensitet edhe në tranzicionet e lojës dhe e bëmë. Mund të kishim shënuar më shumë gola për duhet të ecim hap pas hapi
Përsa i përket repartit të sulmit, Flick vlerësoi në maksimum Rashford dhe Ferran Torres.
‘Besoj se Rashford dhe Ferran Torres na dhanë shumë momente pozitive në këtë ndeshje-vijoi trajneri gjerman-Jam shumë i lumtur që ata janë në këtë nivel. E kam thënë edhe para ndeshjes se vinim pas dy sesioneve më të mira stërvitore dhe unë jam i kënaqur që e pashë këtë dinamikë edhe në ndeshjen e sotme. Kishim shumë raste, nuk i shfrytëzuam sic duhet dhe sic e thashë, është e rëndësishme të mbash topin dhe duhet të punojmë për këtë, por më pëlqeu besimi i skuadrës’
Top Channel