Gasperini pas ndeshjes me Milanin: Po mundohem të gjej diçka që bëm keq në këtë ndeshje, por nuk ka…përveç penalltisë
Fiorentina pësoi një tjetër humbje në Serie A, atë ndaj Lecces 0-1 me golin e Medon Berishës. Ishte disfata e dytë radhazi për skuadrën violë në kampionat pas asaj me interin në mesjavë dhe klubi nga Firenze vendosi për heshtje shtypi. Nuk flet as Pioli e as drejtuesit e Fiorentinës; janë momente reflektimi me trajnerin emilian që duket se e ka të vulosur fatin e tij.
Pas 10 javësh kampionat, Fiorentina është në vendin e parafundit me një bilanc asnjë fiore 4 barazime dhe 6 humbje dhe tashmë kanë filluar të qarkullojnë emrat e zëvendësuesve të mundshëm të Stefano Piolit. Por Fiorentina duhet të gjejë edhe një Drejtor të ri Sportiv, pas ndarjes me Daniele Prade dhe në këtë pikë gara është mes Cristiano Giuntoli dhe Gianluca Petrachi me këtë të fundit që është në avantazh.
Përsa i përket pankinës, në pole position është Paolo Vanoli, që mesa duket pëlqehet edhe nga tifozeria e pas tij është Daniele De Rossi që pëlqehet edhe nga Genoa, ndërkohë ka rënë përfundimisht hipoteza e kthimit të raffaele palladino. Pasi u largua nga Al nassr, Stefano Pioli në muajt e verës nënshkroi me Fiorentinën, klub që e kishte drejtuar edhe në periudhën 2017-2019 dhe ku ishte aktivizuar edhe si futbollist në periudhën 1989-1995. Pioli ka nënshkruar me Fiorentinën një kontratë deri në 2028 me pagë 3.5 milionë euro në sezon
Top Channel