Dyshohet se ekzekutoi djalin e xhaxhait në Selenicë, kapet pas 5 orësh arrati Bertil Alliaj
02/11/2025 01:36
Kapet autori i dyshuar i ngjarjes në Gjorm të Selenicës, Bertil Alliaj.
Pas pesë orësh arrati, policia ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar të ngjarjes së ndodhur në fshatin Gjorm të Selenicës.
Sipas burimeve zyrtare, personi u lokalizua dhe u kap në zonën malore të Gjormit, ku ishte fshehur pas ngjarjes.
Forcat e policisë kanë ndërhyrë pas një operacioni të shpejtë kërkimi, ndërsa pritet që në vijim të bëhen publike detaje të tjera mbi motivet dhe rrethanat e ngjarjes.
Top Channel