Aksidenti i trefishtë në Fier, zbardhet identiteti i viktimës dhe të të përfshirëve
02/11/2025 20:55
Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor ‘Strum-Roskovec’ të Fierit ku një person ka humbur jetën.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:20, ku nga përplasja e tre mjeteve vdiq një i ri.
Të përfshirë në këtë aksident janë Fabio Dushku, Behar Cjapi dhe Klajdi Hoxha, i cili ka mbetur viktimë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Top Channel