Një 35-vjeçar është vënë në pranga, pasi akuzohet për vjedhjen e një makine në zonën e Yrshekut në kryeqytet.

Pasi vodhi automjetin tip “Volkswagen”, ai u arrestua duke drejtuar automjetin e vjedhur.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas informacionit të marrë se në Yrshek ishte vjedhur një automjet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore është arrestuar shtetasi: -D. K., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ai u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Rrugën e Qelqit, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit M. E., që dyshohet se e ka vjedhur, në oborrin e banesës së këtij shtetasi”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta