Chelsea fiton derbin londinez me Tottenham. Në Hotspur Stadium skuadra e drejtuar nga Enzo Maresca iu imponua asaj të Thomas Frank duke e mundur me rezultatin 1-0.

Sfida nuk nisi mirë për të zotët e shtëpisë që humbën shërbimin e Bergvall që u detyrua të lërë fushën e lojës pas vetëm 7 minutash lojë pas një goditjeje të fortë me top që mori në fytyrë. Edhe pse suedezi nuk ishte dakord, stafi mjekësor i Hotspur preferoi që të mos rrezikonte duke shfrytëzuar zëvendësimin ekstra që Premier League parashikon në raste të tilla dhe në vendin e tij hyri Xavi Simons.

Momenti që vendosi ndeshjen ishte minuta e 34 kur Joao Pedro shënoi golin për Chelsean duke i dhënë avantazhin 1-0. Tottenham iua afrua golit të barazimit me Kudus, por ai u ndal nga portieri Robert Sanchez. Në pjesën e dytë Enzo Fernandez dhe pedro Neto iu afruan golit të dytë, por në fund ndeshja u mbyll 1-0 për Chelsea që shkon në kuotën e 17 pikëve duke barazuar pikërisht Tottenham

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta