Të pathënat e Julio Baptistës: Te Roma më tradhtuan, dua të jem trajner, por nuk ka shumë trajnerë me ngjyrë…

01/11/2025 14:38

Julio Baptista është tërhequr nga futbolli me ish lojtarin e Realit të Madridit që ende flet me emocione për të kaluarën e tij sidomos atë me Romën në Serie A. Braziliani gjatë asaj kohe ka qenë autori i një prej golave më të festuar në derbin me Lazion, një gol me kokë i shënuar nën reshjet e shiut pas një krosimi të Tottit.

Por te verdhekuqtë ai ka përjetuar edhe momente të hidhura. ‘Ndonjëherë të duket se te Roma të kujtojnë vetëm gabimet, jo roveshatat-tregon Julio Baptista në një intervistë për ‘La Gazzetta Dello Sport’ nga Madridi ku ai po studion për të qenë trajner. Julio Baptista rastisi që ishte te Roma në periudhën kur ndërroi jetë presidenti i asaj kohe i verdhekuqve, Franco Sensi

‘Mbajta arkivolin e Sensit bashkë me Tottin. E pashë të qante dhe kuptova se cfarë do të thoshte ky klub për njerëzit atje. Nuk kisha parrë kurrë dicka të tillë-vijon në rrëfimin e tij braziliani

Përsa i përket eksperiencës me trajnerët te Roma, Julio Baptista pranoi se me Luciano Spallettin jetoi momentet më të mira si verdhekuq; gola vendimtare, lidhje speciale me tifozerinë dhe respektin në dhomat e zhveshjes. Por e gjithë kjo ndryshoi me ardhjen në stol të Claudio Ranierit.

‘U ndjeva i tradhtuar-tha Julio Baptista-ndihesha mirë, luaja me Brazilin, por te Roma nuk isha  i rëndësishëm. Ai nuk më shpjegoi kurrë asgjë. U largova nga Roma sepse doja të ndihesha përsëri futbollist. U thanë shumë budallallëqe për mua. Shumë njerëz folën për mua pa i ditur gjërat. Ishte një moment i vështirë dhe në vend që të më mbështesnin, u tallën me mua’

Julio Baptista, tani sheh veten në pasqyrë, pa mëri e keqardhje, por me ndjesinë e mund të kishte një rol më të rëndësishëm. ‘Bëra gjëra të mëdha te Roma, por dikush preferoi të qëndrojë me anën negative-tha Baptista-te Sevilla isha një tank, shënova 47 gola dhe fitova pseudonimin ‘Bisha’. Më pas erdhën Reali i Madridit dhe Arsenal, si dhe ndeshja e paharrueshme në Anfield me 4 gola të shënuar dhe publiku që u ngrit në këmbë për të më duartrokitur. Ishte një natë magjike’.

Braziliani foli edhe për portat që iu mbyllën. ‘Isha pranë kalimit te Milani dhe Interi i Mourinhos-tha Julio Baptista-në fund kjo nuk ndodhi dhe Interi mori Sneijder. Kushedi aty më shpëtoi nga duart Champions League’,

Julio Baptista, tashmë 43 vjec sheh drejt së ardhmes teksa dëshiron të jetë trajner, por duke shprehur një lloj skeptik.

Nuk e di, por është një fakt. Sa trajnerë me ngjyrë sheh në të 5 ligat kryesore?-tha Julio Baptista-unë nuk shoh shumë, do të më pëlqente të mendoja se është vetëm një rastësi, por për fat të keq nuk e besoj. Ka më pak mundësi, shpresoj që unë të jem ai që të ndryshoj tendencën, kurrë mos thuaj kurrë…’.

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta