Shisnin kokainë dhe kanabis, arrestohen 2 persona në Lezhë, procedohet në gjendje të lirë dhe një 17-vjeçar

01/11/2025 11:13

Dy persona janë arrestuar në fshatin Balldre të Lezhës pasi u kapën me doza lëndësh narkotike që donin t’i shisnin.

Blutë bëjnë me dije se gjatë kontrollit në automjetin tip “Volksëagen” dhe kontrollit fizik ndaj 3 shtetasve që qarkullonin me të, gjetën doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis.

Sakaq në pranga ranë shtetasit L. M., 36 vjeç, dhe A. N., 19 vjeç për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” si dhe nisi procedimi penal për shtetasin tjetër, 17 vjeç, për të njëjtën vepër penale.

Njoftimi i policisë:

DVP Lezhë/Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Shitnin lëndë narkotike në doza, kapen në flagrancë 3 shtetas.

Vihen në pranga 2 prej tyre, procedohet në gjendje të lirë tjetri (i mitur).

Sekuestrohen doza kokaine dhe kanabisi.

Gjatë kontrolleve në terren, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në të dhënat e siguruara në rrugë operative, kanë lokalizuar në fshatin Balldre, një automjet me të cilin dyshohej se qarkullonin shtetas që shitnin lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit në automjet tip “Volksëagen” dhe kontrollit fizik ndaj 3 shtetasve që qarkullonin me të, shërbimet e Policisë gjetën doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis.

Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e njërit prej tyre, shtetasit L. M., u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit L. M., 36 vjeç, dhe A. N., 19 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;

-nisi procedimi penal për shtetasin tjetër, 17 vjeç, për të njëjtën vepër penale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta