Barcelona kërkon ta mbajë përgjithmonë Rashford, por 14 milion euro në vit janë shumë për ta…
Liverpool ‘ringjallet’ pas 6 humbjeve në 7 ndeshjet e fundit. Skuadra e drejtuar nga Arne Slot mposhti Aston Villën në Anfield me rezultatin 2-0 duke marrë 3 pikë që rezultuan si oksigjen për kampionët e Anglisë.
U duk se edhe kjo ndeshje do të ishte ‘e mallkuar’ për Liverpool pasi skuadra e Villans iu afrua golit të barazimit me Cash, ndërkohë që Emiliano Martinez ndali Szoboszlai. Në minutën e 43 Ekitike shënoi me një gjuajtje me kokë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Ai që mendoi të largojë frikën te The Reds ishte Salah që në minutat shtesë të pjesës së parë, përfitoi nga një gafë e Martinez dheiI dha avantazhin Liverpoolit dhe njëkohësisht e çoi në 250 numrin e golave të shënuar me fanelën e ‘The Reds’.
Në fillimin e pjesës së dytë, kampionët e Anglisë morën sërish frymë lirisht teksa në minutën e 58 e çuan rezultatin me Gravenberch që shënoi më një gjuajtje me të majtën në hyrje të zonës duke u ndihmuar edhe nga një devijim i Torres. Në minutat e mbetura, Liverpool arriti të menaxhojë avantazhin dhe të fitojë këtë ndeshje 2-0, një sukses që i jep mundësinë skuadrës së Slot të ngjitet për momentin në vendin e dytë. Ndërsa Aston Villa e sheh veten në vendin e 11 në mënyrë paradoksale me vetëm 3 pikë më pak se Liverpool.
Top Channel