Te Napoli vijon ‘mallkimi’ me dëmtimet. Skuadra kampione e Italisë dhe trajneri i saj Antonio Conte në ndeshjen me Comon u desh të përballej me problemet fizike të shfaqura nga mesfushori Billy Gilmour.

Në minutën e 36, futbollisti skocez mbeti në tokë në mesin e fushës duke kërkuar menjëherë ndërhyrjen e stafit mjekësor. Pas një kontrolli të shpejtë, Gilmour la të kuptohet se nuk ishte në gjendje që të vijonte ndeshjen me futbollistin që ka pësuar një dëmtim muskular në aduktorin e këmbës së djathtë duke dalë nga fusha duke çaluar. Conte që u detyrua të bëjë zëvendësim hodhi Elmas në fushën e lojës në vend të Gilmour.

Por hallet nuk u mbyllën këtu për Napolin, pak caste më vonë viktimë e dëmtimit u bë edhe Spinazzola edhe ky një problem muskular. Futbollisti italian u zëvendësua në pushimin e ndeshjes, nga Gutierrez

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta