Barcelona kërkon ta mbajë përgjithmonë Rashford, por 14 milion euro në vit janë shumë për ta…
Napoli frenohet në ndeshjen e tij të radhës së Serie A. Në Maradona Stadium, skuadra kampione e Italisë nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Comon me skuadrën e Cesc Fabregas që kishte në duar shansin e artë që mund të ndryshonte rrjedhën e ngjarjeve.
Në mesin e pjesës së parë, Alvaro Morata fitoi një 11 metërsh pas faullit të shkaktuar nga portieri Milinkovic Savic në zonë. Dueli u përsërit nga pika e bardhë, por sulmuesi spanjoll nuk gjuajti mirë dhe portieri serb e priti gjuajtjen e tij dhe kjo ishte penalltia e dytë radhazi që priti Milinkovic Savic pas asaj të Camardës në sfidën me Leccen.
Në pjesën e dytë, ishte Napoli që tentoi me McTominay dhe Politano por që u ndalën nga Butez. Në fund ndeshja u mbyll 0-0 me skuadrat që morën nga 1 pikë secila me Napolin që shkon në 22 pikë, por skuadra e Antonio Contes mund të parakalohet mga Roma, ndërsa Como që frenon një tjetër skuadër me peshë në Serie A, konfirmohet si një skuadër që duhet marrë gjithnjë seriozisht
Top Channel