Një episod jo i zakonshëm, por argëtues shoqëroi konferencën për shtyp për trajnerit të Romës, Gianpiero Gasperini në prag të ndeshjes me Milanin.

Një maçok u shfaq në sallën e konferencës dhe të gjithë, trajneri dhe gazetarët  shpërthyen në të qeshura. Gasperini reagoi me entuziazëm duke kërkuar maçokun.

‘Mitik, sa i fortë, ku është?-pyeti Gasperini, ndërkohë që maçoku mjaullinte vazhdimisht, me trajnerin e Romës që me tone shakaje komentoi: ‘Përgjigjet ai për mua’ duke bërë të që të shtohen të qeshurat.

Stafi i Romës tentoi të kapë maçokun për ta larguar, por pa sukses pasi ai mbeti në sallë dhe episodi argëtoi të gjithë tifozët romanistë dhe jo vetëm.

Kliko këtu për videon.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta